Barcelona ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Lamine Yamal deri në vitin 2031. Marrëveshja u firmos në zyrën e presidentit Joan Laporta, me praninë e zyrtarëve të tjerë si Rafa Yuste dhe Deco. Klauzola e largimit mbetet 1 miliard euro, ndërsa kontrata e re do të hyjë në fuqi më 13 korrik, kur Yamal të mbushë 18 vjeç. Futbollisti kishte kontratë deri në 2026, por progresi i tij i shpejtë e bëri të nevojshëm rinovimin. Barcelona dhe agjenti Jorge Mendes arritën marrëveshjen pas disa takimeve intensive. Kontrata e re përfshin rritje page dhe bonuse për objektiva. Rinovimi heq çdo dyshim për një transferim të mundshëm gjatë merkatos së verës. Yamal do t’i bashkohet Spanjës për Ligën e Kombeve, para se të nisë pushimet.
sfidanti.al