Gennaro Gattuso mund të rikthehet në Serinë A pas eksperiencës në Kroaci me Hajduk Split. Ish-trajneri i Milanit është një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Torinos, ndërsa presidenti Urbano Cairo po mendon shkarkimin e Paolo Vanolit. Gattuso shihet si zgjedhja ideale për të udhëhequr “granata”-t në sezonin e ardhshëm. Ai ka më parë eksperienca në Serie A me Milanin dhe Napolin, si dhe jashtë Italisë me Valencia dhe Marseille. Ndërkohë, edhe Lazio pritet të ndryshojë trajner. Pas mungesës së kualifikimit në Kupat e Europës, Marco Baroni është pranë shkarkimit. Emri që përmendet si zëvendësues është Maurizio Sarri, i cili mund të rikthehet vetëm një vit pas dorëheqjes nga posti i trajnerit të bardhekaltrëve. Sarri është kontaktuar nga drejtuesit e Lazios, ndërsa është përfolur së fundmi edhe për pankinën e Milanit.
sfidanti.al