Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, nuk pati një sezon mbresëlënës në Skoci, ku shënoi vetëm 2 gola dhe dha 5 asistime, me Rejnxhërs. E ardhmja e tij nuk dihet, por ish-klubi, Sasuolo ka shprehur interes për ta rikthyer lojtarin. “Gazetta dello Sport” bën me dije, se italianët kanë përgatitur një ofertë prej rreth 2.1 milionë euro, ndonëse kjo është më e ulët se shuma që Rejnxhërs pagoi për të. Vetë Bajrami ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Glasgou dhe për të luftuar për vendin e tij në formacionin titullar. Aktualisht kartoni i tij vlen 4 milionë euro dhe rikujtojmë që mesfushori i Kombëtarës iu bashkua Rejnxhërsit në gusht 2024 nga Sasuolo për shumën prej rreth 3.5 milionë euro.
sfidanti.al