Lewandowski “tërhiqet” nga kombëtarja për ndeshjet e radhës

Robert Lewandowski, i cili do të mbushë 37 vjeç gushtin e ardhshëm, njoftoi se nuk do të luajë në dy ndeshjet e ardhshme të Polonisë, kundër Moldavisë (një miqësore) dhe Finlandës (një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026). Vendimi i sulmuesit ndikohet nga lodhja që ka akumuluar gjatë sezonit dhe, mbi të gjitha, nga dëmtimi në muskulin e këmbës së majtë, që pësoi prillin e kaluar. Dëmtim që e pengoi të luante në finalen e Kupës së Mbretit, gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit. Lewandowski luajti 58 ndeshje dhe gjithsej 4,320 minuta gjatë sezonit. Polaku do të kthehet në numrin 9 fillestar të Barcelonës në 2025-2026, por është i vetëdijshëm për pritshmëritë dhe konkurrencën. “Për shkak të rrethanave dhe intensitetit të sezonit të klubit, trajneri dhe unë kemi vendosur reciprokisht dakord që të mos marr pjesë në kampin stërvitor të kombëtares polake në qershor”, tha Lewandowski. “Të luaj me fanellën bardhekuq është gjithmonë një ëndërr e realizuar për mua, por ndonjëherë trupi të dërgon një sinjal se ka nevojë për pak pushim”, ka shpjeguar ai në rrjetet sociale.

sfidanti.al