Nuk është edhe aq në gjendje që të imponohet për vetë gjendjen e vështirë financiare në të cilën ndodhet, por gjithsesi në “Kamp Nou” kanë vendosur disa “piketa”. Prioritetet për rinovim i kishin Ansu Fati, Pedri, por edhe Ymtiti, ndërsa përpjekjet për Usman Dembelenë nuk po japin fryt dhe ai duhet të largohet. Kjo ishte “menyja” e janarit për Barcelonën, ndërsa për Gavin është vendosur që të diskutohet në shkurt. Kështu janë dakorduar drejtori i futbollit, Mateu Alemani dhe agjenti i mesfushorit “blaugrana”. Kontrata e 17-vjeçarit përfundon në 2023 dhe natyrisht duhet vepruar shpejt, por shkurt thuajse erdhi. Tre klube të Premier Ligës, Çelsi, Liverpuli e Mançester Siti e pëlqejnë Gavin, por trajneri Ksavi Hernandez ka kërkuar në mënyrë ultimative që ai të qendrojë në ekip, ndonëse në Angli thuhet se “Liverpuli është gati t’i japë 50 herë më shumë sesa rroga aktuale, vetëm që të pranojë të shkojë në “Anfild” sezonin e ardhshëm”.
Sfidanti.al