Sezoni është i gjatë dhe shqetësimet nuk marrin fund, përkundrazi. Një trajner e ndjen këtë gjë dhe kështu edhe me Ksavi Hernandezin, ndërsa Barcelona e ka nisur shumë shpejt të ndjejë pasojat e një sezoni rraskapitës. Ronald Arauho, njëri nga mbrojtësit më të mirë, do të mungojë disa javë sepse do të operohet nesër në Finlandë pas dëmtimit që pati me kombëtaren e Uruguajit. Ai nuk rrezikon Botërorin, por dëmton Barçën për ndeshjet e radhës. Për fat, Frenki de Jongu duket se ka vetëm mbilodhje, ndërsa duhet parë me më shumë kujdes gjendja e Memfis Depait. Nga ana tjetër, dëmtim ka edhe mbrojtësi tjetër, Zhyl Kunde, dhe reparti i prapavijës e shqetëson Ksavin.
Sfidanti.al