Barça hap “shampanjën”, firmos Rakitiç, pritet Mesi dhe Iniesta!

Një sukses i madh ndihmon që gjithçka të shkojë për mbarë. Barcelona ishte “lesh e li” deri përpara triumfit të madh ndaj Paris SG në Champions, por tani mesa duket situata do të ndryshojë në kahun pozitiv. Mediat spanjolle njoftojnë se lajmi i parë i mirë ishte rinovimi i kontratës nga Ivan Rakitiç. Mesfushori kroat, i kritikuar jo pak këtë sezon, luajti një ndeshje të madhe ndaj parizienëve, ndërsa kontrata e re vlen deri në 2021.

Gjithsesi, firma e Rakitiçit mesa duket do të jetë vetëm “dopioja” e parë për katalanasit, pasi priten “dasmat” e mëdha. Lionel Mesi dhe Andres Iniesta besohet se do të jenë lojtarët e radhës që do të rinovojnë, dhe po ashtu edhe po ashtu portieri gjerman, Mark Andre Ter Shtegen. Rakitiç pozoi për “El Mundo Deportivon” më një maket të Kullës Ejfel të Parisit, ndërsa e quajti kontratën si dhuratën më të mirë që iu bë pas fitores.

Sfidanti.al