Arriti në një finale dhe një trofe nuk do t’i bënte aspak keq, ndonëse ky ekip është mësuar me krejt tjetër gjë. Barcelona u kualifikua për në ndeshjen fundore të Superkupës së Spanjës falë suksesit 2-1 ndaj Sociedadit, në mungesë të Lionel Mesit. Heroi ishte ai që ka qenë shpesh, portieri Ter Shtegen që priti 3 penallti.
De Jong shënoi për 1-0 në 39’, me top të dhënë nga Grizman, por Ojarzabal barazoi në 51’. U deshën penalltitë edhe këtë herë, ashtu si në Holshtajn Kil-Bajern, për të përcaktuar finalisten e Superkupës. U bënë shumë gabime, dhe fitoi Barcelona që shpërdoroi më pak. Dembele, Pjaniç e Puig shënuan, De Jong e Grizman jo, veçse tek Sociedadi shënuan vetëm Merino dhe Adnan Januzaj. Humbën penalltitë Jon, Ojarzabal dhe Uilliam Hoze. Barcelona do të presë rivalin e finales ndaj dueli i sotëm mes Realit të Madridit dhe Atletikut të Bilbaos.
Mesi nuk ishte për shkak të një dëmtimi të lehtë, ndërsa mungesa për dëmtim ishin edhe Kutinjo, Ansu Fati, Pike dhe Sergi Roberto. “Ne e merituam fitoren, – tha Ter Shtegeni më pas, – ne jemi të lumtur, por nuk mund të vetëkënaqemi e të fluturojmë. Ne duhet të mësohemi t’i fitojmë ndeshje të tilla. Barcelona: Ter Shtegen, Mingeza (Zhunior Firpo), Arauho, Lengle, Zhordi Alba, De Jong, Buskets (Puig), Pedri (Pjaniç), Dembele, Brejthuejt (Trinsao), Grizman. Tr. Kuman
Sfidanti.al