Barazimi dënon Besëlidhjen, Kamza ngjitet në Superligë

Do të jetë Kamza shoqëruesja e Kamzës në Superligën shqiptare të futbollit. Skuadra e qytezës në periferi të kryeqytetit, mori një nga dy rezultatet që i bënte punë ndaj Besëlidhjes, dhe u rikthye në elitë pas 5 vitesh. Gëzim i madh për qindra e mijëra tifozë kamzalinj, por dëshpërim i thellë për lezhjanët që ishin skuadra e sezonit në Kupën e Shqipërisë, duke arritur deri në gjysmëfinale, pasi eleminuan Partizanin dhe Flamurtarin.

Kamza kaloi në epërsi me anë të Mehmetit në minutën e 21-të, pas një aksioni personal mjaft të bukur. Po në pjesën e parë u vendos barazpesha, pasi sulmuesi i huaj, Kamara, shënoi për miqtë. Pas pushimit, të dyja skuadrat luajtën fort, dhe Besëlidhja pati një rast të mirë me Kamarën, por nuk mundi të shënonte. Kamza do të luajë në Superligë, pas fitores së grupit A të Kategorisë së Parë, ndërsa më parë do të luajë finalen ndaj Lushnjes, për të përcaktuar kampionen.

Në radhët e kamzalinjve ka emra të njohur të Superligës si Sefa, Ferraj, Hysa, Malindi apo Morina, ndërsa trajner është Ramadan Ndreu. Po ashtu, edhe tek Besëlidhja nuk mungojnë lojtarët e njohur si Smajli, Dibra, Semina, por edhe të huajt Sidibe apo Kamara.

Sfidanti.al