“Ballkani nuk dorëzohet”, premtimin e bën Almir Kryeziu

Almir Kryeziu deklaron se Ballkanit i ka munguar fati kundër Astanas. Skuadra nga Suhareka pësoi humbje 2-1 në “Fadil Vokrri”, por që zhvilloi një ndeshje të mirë. “Bëmë një ndeshje të mirë dhe krijuam shumë raste, por fati na mungoi”, ka thënë anësori për Art Sport pas ndeshjes.

“Duhet pranuar se përballë kishim një kundërshtar të fortë dhe nuk ishte lehtë, por mungesa e fatit na penalizoi me këtë humbje. Kemi qenë të motivuar për Astanan edhe pse e kemi ditur se do të jetë vështirë. E nisëm me seriozitetin më të madh, por nuk kishim fat. Në Kazakistan do të shkojmë për fitore”, theksoi Kryeziu, lojtari që asistoi në në golin e shënuar nga Edvin Kuç.

sfidanti.al