Bajerni “zbret” deri në 40 milionë për Levandovskin, por a mundet Barcelona?!

Në Katalonjë nuk janë plotësisht të sigurt, ndonëse e konsiderojnë si një operacion shumë më të mundshëm sesa ai për Erling Halandin, për të cilin do të duheshin 250 milionë euro në total. Mediat barceloniste shkruajnë se Bajerni i Mynihut është gati të pranojë 40 milionë euro për kartonin e Robert Levandovskit, për të mos e humbur për asgjë në 2023, ndonëse klubi gjerman deklaroi se “Levandovski nuk largohet”. Në “Kamp Nou” nuk bëjnë komente publike sepse polaku ka ende kontratë, por agjenti i tij Pini Zahavi po punon me presidentin Zhoan Laporta. Klubi katalanas kërkon të fitojë kohë për të pasur mundësi të mbyllë kontratën e sponsorizimit prej 270 milionë eurove me kompaninë CVC, që do ta lejonte të diskutonte me Bajernin. Vetë Levandovski kërkon aventurë të re dhe3 është gati të ulë rrogën prej 25 milionë eurosh në sezon që merr në Mynih. Trajneri Ksavi e vlerëson lart edhe pse legjenda polake do të mbushë 34 vjeç në gusht.

Sfidanti.al