“Bajerni po gabon me Tomas Mylerin”, ish-drejtuesi sulmon klubin bavarez

Tomas Myler ka qenë një nga liderët shpirtërorë të Bajernit, por aktualisht ai është lënë pas dore. Kështu shprehet ish-drejtori sportiv i bavarezëve, sot analist, Matias Zamer, ndërsa fjalët e tij kanë hapur një luftë të vërtetë mediatike në Gjermani. “Ançeloti po e nënvleftëson Mylerin, – tha Zamer, – ai nuk e njeh mirë historinë dhe mentalitetin e Bajernit, dhe po ashtu vlerën e futbollistit”.

Ish-ylli i Dortmundit dhe i Gjermanisë nuk kurseu as drejtuesit e lartë si shefin ekzekutiv Karl-Hajnc Rumenige dhe presidentin e rikthyer nga burgu, Uli Hënes. “Bajerni nuk e mbështeti sa duhet Mylerin dhe ai e vuajti këtë – theksoi Zamer, – Tomasi duhet të ndjerë mbështetjen e klubit që të ketë sukses në të ardhmen”. Zamer, po ashtu, pati kritika për blerjen e re të bavarezëve, Hames Rodrigezin, duke thënë se ai nuk ka karakterin e duhur për nivelin e Bajernit.

Sfidanti.al