Bajerni paska një listë me 7 lojtarë për t’i larguar

Trajneri Tomas Tuhel i ka idetë të qarta për sezonin e ardhshëm dhe besohet se do të bëjë lëvizjet e tij tepër shpejt. Me kthimin e portierit dhe të kapitenit, Manuel Nojer, një portier është tepër tek Bajerni ndonëse nuk dihet qartë nëse bëhet fjalë për Zomerin apo Nybelin. Gjithsesi, mediat japin një listë me 7 lojtarë, në të cilën është Nybel, por edhe Sadio Mane, Leroi Sane, Serzh Gnabri, Buna Sarr, Marcel Zabicer dhe Pavar. Pëlqehet të mbahet Lykas Hernandez, ndonëse ai ka dëshirë të shkojë tek Paris SG.

Sfidanti.al