Çmimi i kartonit ishte shumë më i ulët dhe kjo për shkak të një klauzole në kontratë. Liverpuli prezantoi përforcimin më të fundit, Aleksis Mekalister, i cili erdhi nga Brajtoni dhe u mor për 35 milionë paundë stërlina, apo diçka më pak se 41 milionë euro. Brajtoni kishte kërkuar 60 milionë paundë për kartonin e tij, por pikërisht klauzola ndihmoi Jurgen Klopin. Mesfushori 24-vjeçar që doli kampion i botës me Argjentinën mori numrin 10 dhe firmosi një kontratë 5-vjeçare.
Sfidanti.al