Me gjasë ky është plani që ka trajneri Julian Nagelsman, ndërsa ekipi i tij kthehet në Bundesligë madje me një sfidë të madhe. Në “Signal Iduna Park” e pret “Muri i Verdhë” i tifozëve të Borusias së Dortmundit, ndërsa kampionët nuk kanë leje për të bërë qoftë edhe një gabim. Përderisa, Sadio Mane luajti 90’ në Champions, kjo do të thotë se ai mund të kursehet këtë fundjavë, me mediat gjermane që shkruajnë se sulmuesi nga Senegali është tepër i ngarkuar. Gjitjsesi, kundër Viktorias së Plzenit nuk luajtën asnjë minutë Xhoshua Kimih dhe Tomas Myler, pra pritet të jenë gati për kampionatin. Dortmund-Bajern luhet të shtunën në 18:30. Bajerni është në vendin e tretë në renditjen e Bundesligës me 15 pikë, dy pikë më pak sesa kryesuesit Union i Berlinit dhe Frajburg, por ka lënë prapa Dortmundin (me golaverazh), si dhe Frankfurtin.
Sfidanti.al