Për lojtarin e parë nuk kishte asnjë dyshim pasi i dihej vlera, por i dyti vonoi që të “ngrihej në fluturim”. Xhoshua Kimih dhe Marcel Zabicer janë dy futbollistë që po mburren nga trajneri i Bajernit, Julian Nagelsman, në këtë fillim sezoni. Bavarezët nuk është se nuk kanë probleme, përkundrazi tani po dalin pak si shumë, por gjithsesi Nagelsmani thotë se është i lumtur me mënyrën sesi Kimih dhe Zabicer po i kryejnë rolet e reja që ai u ka caktuar në mesfushë. “Kimih është zhvilluar edhe më shumë, – thotë trajneri, – këtë herë është në pozicionin e duhur, ndërsa vjet shkonte pak më thellë. Zabiceri ka bërë hapa para, por do të bëhet edhe më i mirë”.
Sfidanti.al