I pari ka disa kohë që luan në Mynih dhe është pjesë e kombëtares së Gjermanisë. Nga Leon Gorecka edhe pritet të jetë i pakënaqur me trajnerin Julian Nagelsman pasi me të drejtë pretendon që të luajë sa më shumë, ndërsa Rajan Gravenberh sapo ka vënë këmbët në Mynih. Sipas “Bildit”, Gorecka u mërzit shumë që trajneri nuk do ta kishte titular ndaj Barcelonës dhe thuhet se qendrimi i tij po shqetëson shokët. Kjo, pasi Kimih ka marrë një rol më mbrojtës në mesfushë. Po sipas “Bildit”, Gravenberhu është mërzitur sepse i ishte premtuar se do të kishte më shumë kohë për të luajtur. Gjithsesi, besohet se ka edhe lojtarë të tjerë të pakënaqur tek Bajerni.
Sfidanti.al