Shkriniar “ngrin” tifozët e Interit për rinovimin e kontratës

“Kur të ketë të reja do t’i mësoni nga unë”. Këto ishin fjalët që qendërmbrojtësi sllovak iu tha gazetarëve që e pyetën lidhur me kontratën e re të mundshme me klubin. Prej kohësh dihet që Paris SG e kërkon futbollistin e rëndësishëm të Interit, e ndoshta fakti që nuk është larguar ka ndikuar në uljen e rendimentit. Jo më kot, mbrojtja zikaltër po pëson shumë gola. “Nuk kam folur kurrë për kontratën, – tha Shkriniari, – nuk dua që të flas. Nuk është vendi i duhur”. Vendi i duhur është me Marotën apo trajnerin Inzagi, ndërsa nuk dihet nëse ai do ta pranojë rinovimin, apo Interi do të detyrohet t’ia japë PSG-së për të mos e humbur për asgjë.

Sfidanti.al