Të gjithë janë të ftuar ta harrojnë gafën e madhe që solli golin e dytë të Realit në Mynih. Bajerni i ka dhënë Rafinjës një tjetër zgjatje kontratë duke e mbajtur në “Alianc Arena” edhe sezonin e ardhshëm. Klubi njoftoi se futbollisti 32-vjeçar është në planet e trajnerit të ri, Niko Kovaç, dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç tha se “lojtari do të luajë një rol të rëndësishëm në planet tona për të ardhmen”.
Rol të rëndësishëm do të ketë edhe për Arjen Robenin, pasi edhe “holandezi fluturues” ka marrë rinovim kontrate, gjithnjë me një vit shtesë. Mosha e tij 34-vjeçare nuk lejon që Bajerni të bëjë plane më afatgjata, por konfirmimi bëri që të shuheshin spekullimet për të ardhmen e Robenit. Këto rinovime vijnë pas atij të Frank Riberisë, gjithashtu 34 vjeç, që do të luajë për kampionët e Gjermanisë të paktën edhe për një vit tjetër, dhe do të synojë të fitojë sërish Championsin, diçka që ndoshta meritonte ta bënte që këtë vit.
Sfidanti.al