Shumëkush konsideron se portieri spanjoll, Davit De Gea, është portieri më i mirë në Premier Ligë dhe konfirmim të këtij fakti përbën çmimi “Doreza e artë” që përfundoi në duart e gardianit të Mançester Junajtidit. Në ndeshjen e fundit të Junajtidit me Uest Hemin, De Hea e ruajti të paprekur rrjetën e portës së vet për të 18-tën herë që do të thotë se ky çmim kthehet te Junajtidi mbas nëntë vjetësh (Edvin Van Der Sar – 2009).
“Kjo është ‘Dorëza e artë’ e imja e parë dhe, vetkuptohet, që unë jam shumë i gëzuar. Kjo do të thotë se ne mbrohemi mirë, jam i gëzuar jo vetëm për vete, por edhe për ekipin. Me të vërtetë, ndjehem krenar”, vuri në dukje De Gea.
Sfidanti.al