Liga e Europës nuk është një kompeticion që tifozët e Atletikos nuk e duan. Skuadra e tyre e fitoi dy herë trofeun e dytë më të rëndësishëm kontinental në 2010 e 2012, por kalimi në Europa League do të thotë eleminim nga Championsi. Sidomos kur kjo ndodh në dhjetor.
Nga ana sportive, padyshim që lojtarët nuk do të ndjejnë emocionet dhe krenarinë për të qenë në një nivel me Realin, Barçën, Bajernin, Juventusin, Paris SG, Mançester Junajtid, Sitin apo Çelsin. Mund të ndodhë që ndonjë prej tyre të dëshirojë edhe të ikë (Grizman, për shembull), ndërsa mosha ecën për të gjithë dhe ata nuk janë më të rinj.
Humbja ekonomike nuk është e pakonsiderueshme. Diferenca mes një finalisti apo fituesi të Championsit me një finalist apo fitues të Ligës së Europës është të paktën 20 milionë euro, apo edhe më shumë. Kjo ndihet edhe në marketingun apo të drejtat televizive. “Është padyshim një hap prapa”, – u shpreh sinqerisht trajneri Simeone, që ndoshta po mendon se e ka mbyllur ciklin tek Atletiko.
Sfidanti.al