Djali i presidentit bergamask premton se skuadra e tij nuk do të bëjë asnjë tolerim ndaj kuqezinjve, ndonëse e ka siguruar Championsin që më parë. Atalanta pret Milanin në një ndeshje që ka në dorë në një farë mënyrë edhe fatin e Juventusit sepse një fitore e lombardëve do të linte “Zonjën e Vjetër” jashtë Ligës së Kampionëve. Perkasi Junior thotë se “do të luftojmë për vendin e dytë dhe për historinë”.
Historinë sepse Atalanta kurrë nuk ka dalë në vend të dytë në Serinë A, po ashtu fitorja ndaj Milanit do të bënte që të arriheshin 81 pikë ndërsa rekordi është 78, do të arriheshin 24 fitore ndaj 23 të vjetshmet, 14 fitore në fazën e dytë ndaj 13 të vjetshmet dhe 8 fitore radhazi në shtëpi në krahasim me rekordin që është 7. Jo vetëm kaq, por edhe do të fitoheshin 10 milionë euro më shumë nga e drejta televizive.
Sfidanti.al