E ardhmja e Lionel Messit te Barcelona me të cilën ka një kontratë deri në 30 qershor vazhdon të jetë një temë diskutimi e përditshme. Te klubi katalanas janë optimist për qëndrimin e yllit argjentinas, por gjithnjë duke u treguar të kujdesshëm sepse e dinë që prioritet i kapitenit është që klubi blaugrana t’I ofrojë një projekt sportive kompetitiv për të fituar tituj
Shenjat e fundit për atë cfarë dëshiron të bëjë Messi i ka dhënë rrjeti televiziv beIN Sports nëpërmjet gazetarit Achraf Ben Ayad, që siguroi se sulmuesi e ka marrë vendimin për të vijuar karrierën e tij te Barcelona. Ky informacion del menjëherë pas atij të publikuar nga El Mundo Deportivo për transferimin e Sergio Agueros te Barcelona, një lojtar me të cilin Messin e lidh një miqësi e fortë dhe që do të bëjë prezantimin menjëherë pas finales së Ligës së Kampionve mes Manchester City dhe Chelsea. Dhe logjika të bën të mendosh se Aguero vjen te Barcelona duke ditu se miku i tij Messi do të qëndrojë në Katalonjë
Por burime pranë Lionel Messit kanë mohuar se futbollisti e ka marrë vendimin e tij dhe sigurojnë se kjo do të varet nga projekti sportive dhe oferta që do t’i paraqesë Laporta. Në këto momente Messi është me pushime dhe duke qenë se Barcelona mbeti jashtë luftës për titullin ai nuk e zhvilloi ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Eibarit
Sfidanti.al