Inter bëri pjesën e vet për të bërë të mundur që Kristjan Asllani të largohet në këtë merkato vere duke gjetur një akord me Bolonjën shumë larg shifrave që pretendonte në fillim të merkatos verore. Zikaltërit kanë pranuar 9 milionë euro dhe 40% të shifrës në rast se shqiptari do të shitej në të ardhmen nga klubi emilian.
Tani ka nisur më e vështira për klubin e Bolonjës, pasi ka hyrë në tratativa me lojtarin. Sipas medieve italiane Asllanin kërkon që të jetë pjesë qëndrore e projektit kuqeblu dhe për këtë motiv ka kërkuar një kontratë 5-vjeçare prej së cilës pretendon të përfitojë 1.7 deri në 1.8 milionë euro në sezon.
Për momentin Bolonja po heziton që të plotësojë kërkesat e Kristjan Asllanit. Për të afruar edhe më shumë palët ditën e sotme parashikohen të tjera takime mes përfaqësuesve të lojtarit dhe klubit të Bolonjës.