Askush si Mbape, 200 golat i arrin më shpejt se Mesi e Ronaldo!

Sulmuesi francez iu deshën vetëm 309 ndeshje për të mbërritur këtë shifër të rëndësishme për karrierën e një futbollisti. Sot në moshën 23-vjeçare mund të thuhet se Kilian Mbape po hedh hapa të rëndësishëm drejt madhështisë, dhe për ta kuptur këtë mjaftojnë dy krahasime. Lionel Mesit, gjeniut të futbollit botëror, iu deshën 332 ndeshje për të kapur 200-en e golave, ndërsa Kristiano Ronaldo ishte shumë më i ngadalshëm, ndonëse më vonë i futi “marshin e pestë”. Portugezi 200 golat i arriti vetëm pas 458 ndeshjeve.

Sfidanti.al