Nuk është vërtetuar ende që fajtor është sulmuesi i Mançester Junajtidit, por akuza është e rëndë. E dashura e tij thotë se Mejzën Grinvud e ka sulmuar, e ka goditur dhe e ka rrahur, ndërsa pretendimet mbështeten nga foto dhe video që tregojnë fytyrën e saj të gjakosur, me buzën të çarë, dhe me njollat e të nxirave në krah e në këmbë. Harriet Robson, një modele 20-vjeçare, i botoi në Instagram akuzat e saj, videon dhe fotot. Mançester Junajtidi e pezulloi sulmuesin 20-vjeçar derisa të përfundojë hetimi dhe të sqarohet situata, ndërsa shtoi se nuk do të bënte asnjë koment deri në fund të procesit. Një njeri, natyrisht që, edhe mund të jetë i dhunshëm, ndonëse kjo gjë nuk na pëlqen aspak. i dhunshëm mund të jetë edhe një sportist, pra edhe një futbollist profesionist si Grinvudi, apo siç ka pasur akuza për Rajan Gigsin. Thjesht kjo na bën të kuptojmë që të mos i ndjekim të gjithë si “shembull”, sepse nuk mjafton të jesh milioner futbolli për ta luajtur një rol të tillë.
Sfidanti.al