Kjo do të ndodhë nëse Paris SG nuk do t’ia ndërrojë mendjen sulmuesit sot për sot më të mirë të botës. Kilian Mbape nuk do të lëvizë nga Franca, edhe pse oferta e tretë e Realit ishte 200 milionë, aq sa kërkonte presidenti Al Helaifi. Jo, numri 1 i PSG-së nuk deshi të lëvizte nga fjala e tij, që e tha disa kohë më parë. “Mbape nuk transferohet larg nesh, madje as nuk largohet falas”, – tha ai. Gjysma e parë e profecisë u vërtetua, por e vështirë të vërtetohet e dyta. Edhe pse klubi i dha 22-vjeçarit një kontratë me vlerë 45-50 milionë euro në sezon, kjo nuk bëri punë. Duket se edhe Mbape po luan me kokëfortësi tani dhe dëshiron vetëm Realin, që mund të realizojë një parakontratë në janar dhe ta marrë falas në korrik. Më parë, kampioni i botës do të luajë në treshe me Mesin e Nejmarin.
Sfidanti.al