Arteta: Arsenali duhet të mundë Sitin në Mançester!

Barazimi 3-3 ndaj Sauthemptonit i dha një tjetër goditje shanseve për titull, dhe e vetmja notë pozitive ishte reagimi në rezultatin 1-3, duke shmangur humbjen. Karakteri u tregua i fortë në minutat e fundit kur Odegard në 88’ dhe Saka në 90’+1 shpëtuan pikën. Arsenali ka 75 pikë ndaj 70 të Sitit, por ka luajtur dy ndeshje më shumë, ndaj edhe titullin e ka në dorë vetëm në një mënyrë, të fitojë në fushën e Mançester Sitit. Këtë thotë edhe trajneri Mikel Arteta. “Mezi presim ta luajmë atë ndeshje, – thotë ai, – këto janë ndeshjet që të gjithë duan që t’i luajnë. Gjithçka është në lojë, dhe ne duhet të shkojmë atje për të fituar”.

Sfidanti.al