Arsenali është shumë më pranë kualifikimit për në Champions

I mbeten edhe 3 ndeshje deri në mbyllje të Premier Ligës, po ashtu si edhe rivalit kryesor në këtë objektiv, Totenhemit. Arsenali i trajnerit Mikel Arteta arriti një fitore të madhe në fushën e Lidsit, duke ndihmuar Evertonin të ngjitej mbi “zonën e ftohtë”, dhe duke ndihmuar së pari veten që të forconte pozitat në vendin e katërt në renditje. Dy gola të sulmuesit të ri Edi Nketia ndihmuan në fitoren 2-1 dhe ngjitjen në kuotën e 67 pikëve. Totenhemi është me 63 dhe përballja e radhës është pikërisht derbi në fushën e këtij të fundit. Edhe nëse Arsenali humbet në shtëpinë e Totenhemit të enjten, sërish do të kishte një epërsi prej 1 pikë, dhe do të mundej të shkonte në Champions nëse do të merrte pikët maksimale në dy sfidat e fundit, në fushën e Njukasëllit dhe në “Emirejts” ndaj Evertonit. Ndeshje të vështira, por “topçinjtë” kanë shpresë.

Sfidanti.al