Arsenali është shkëlqimi i Premier Ligës në “errësirën” e Kovidit!

Një fitore 4-1 jashtë fushe është gjithnjë e vështirë, qoftë edhe përballë një kundërshtari në krizë të thellë si Lids Junajtidi. Arsenali tregoi se është një nga skuadrat më të mira të Premier Ligës, ashtu si edhe Mançester Siti apo Liverpuli, duke arritur fitoren e tretë radhazi, pas një periudhe të vështirë nga 20 nëntori deri në 6 dhjetor, kur mori vetëm 1 fitore dhe 3 humbje. Në “Eland Roud” golat u shënuan dy herë nga sulmuesi brazilian, Martineli, dhe nga një Saka e Smith-Roui. Lojtarë si Martineli, Smith-Roui, Gabriel, apo edhe Odegard e Saka po mbajnë lart skuadrën e trajnerit Mikel Arteta, i cili duket se po i përmbush parashikimet e ish-mësuesit të tij, Pep Guardiola. Londinezët patën 21 gola drejt portës ndaj 9 të Lidsit, dhe 12 në kuadrat ndaj vetëm 2 të ekipit të trajnerit Marselo Bielsa. Arsenali ka tani 32 pikë pas 18 ndeshjeve duke qenë në vend të katërt dhe në zonën Champions, ndonëse Uest Hemi, Mançester Junajtidi dhe Totenhemi janë gjithashtu në pretendime të forta për t’ia dalë.

Arsenal: Ramsdejl, Tomijasu (Sedrik 64’), Uajt, Gabriel, Tiernej, Saka (Smith Roui 78’), Partej, Xhaka, Martineli, Odegard (Tavares 85’), Lakazetë.

Sfidanti.al