“Armando Broja ka të ardhme të shkëlqyer tek Çelsi!”

Parashikimet për të janë shumë të pozitive. Armando Broja vërtet mund të jetë ende “në ajër” tek Çelsi, por analistë të ndryshëm janë shprehur se shqiptari do të shkëlqejë me trajnerin e ri, Maurisio Poçetino. Pasio Fabricio Romano njoftoi se Blutë e Londrës do ta mbajnë yllin 21-vjeçar kuqezi, mediat pranë klubit shkruajnë se loja e Brojës është mjaft e përshtatshme për stilin e futbollit praktikon tekniku argjentinas, siç ka bërë tek Totenhemi dhe tek Paris SG. Për momentin, futbollisti i kombëtares shqiptare është duke u stërvitur me ekipin U21 të Çelsit, për të fituar ritmin dhe shprehitë, ndërsa në fillim të korrikut do të bashkohet me skuadrën e parë të drejtuar nga Poçetino.

Broja kaloi një dëmtim të rëndë që nga dhjetori, dhe iu desh një periudhë riaftësimi prej gati 7 muajsh, ndërsa shpresohet që ky lëndim të mos ndikojë në nivelin e tij në të ardhmen. Poçetino ka shprehur dëshirën për të punuar me sulmuesin 21-vjeçar, të cilin e vlerëson për talentin dhe parametrat fizike, ndërsa gjithçka është në përputhje me politikën e klubit që kërkon të mbajë lojtarët e Akademisë.

Sfidanti.al