Interi i Majemit bashkon sërish Mesin dhe Busketskin

Mesfushori spanjoll ishte lojtar i lirë, pasi përfundoi detyrimet tek Barcelona. Kapiteni i ekipit katalanas dihej se do të zgjidhte një skuadër jashtë Europës, dhe u mendua për Arabinë Saudite, por pati arsye të forta për të hedhur sytë drejt Perëndimit. Interi Majemi lajmëron se ka marrë Sergio Busketsin, duke e bashkuar me Lionel Mesin, ndërsa dyshja luajti për shumë vjet në “Kamp Nou”. Veterani 34-vjeç luajti mbi 700 ndeshje me Barçën duke fituar 31 trofe, mes të cilëve 8 La Liga dhe 3 Champions.

Sfidanti.al