Argjentinës do t’i duhet të bëjë pa Lionel Messin deri në 3 nëntor. CONMEBOL vendosi të dënojë kapitenin e bardhekaltërve me një pezullim prej 3 muajsh dhe një gjobë prej 50 mijë Dollarësh dhe kjo për shkak të deklaratave të forta të tij kundër qeverisë së futbollit të Amerikës Latine gjatë këtij edicioni të Copa America.
Pas ndeshjes me Kilin për vendin e tretë Messi tha: ‘Nuk duhet të jemi pjesë e këtij korrupsioni’, ndërkohë që pas sfidës gjysmëfinale me Brazilin kritikoi arbitrimin duke deklaruar: ‘Brazili manipulon dhe kontrollon gjithcka’, deklarata për të cilat tani po vuan pasojat.
Me këtë dënim, Messi nuk do të jetë në ndeshjet miqësore të Argjentinës me Kilin e Meksikën në 5 dhe 10 shtator dhe atë me Gjermaninë në 9 tetor. Po kështu, Lionel Messi do të humbasë edhe ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit 2022 në muajin mars pasi u dënua edhe për kartonin e kuq të marrë në sfidën me Kilin pas përplasjes me Geri Medel me 1 ndeshje pezullim dhe 1500 Dollarë gjobë.
sfidanti.al