Arabia Saudite fiton ndeshjen e parë me Europën

Revista prestigjioze “Forbes” ka publikuar listën më të re me 11 futbollistët më të paguar në botë, ku Cristiano Ronaldo kryeson, ndërsa pas tij vjen Lionel Messi i dyti dhe Neymar Jr i treti. Paratë e Superligës së Arabisë Sauditë “kanë ndryshuar lojën”. Klubet e mëdha saudite kanë ndryshuar tërësisht rrjedhën e kontratave të reja për lojtarët, duke i paguar me shuma të mëdha. Kështu, në listën e publikuar nga “Forbes” për lojtarët më të paguar për vitin 2023, katër vijnë nga Superliga e Arabisë Saudite dhe vetëm gjashtë nga Evropa.

Diçka e paimagjinueshme disa sezone më parë. Për më tepër, në këtë listë nuk ka asnjë lojtar nga Real Madrid dhe vetëm një nga Barcelona. Lojtari më i paguar për vitin 2023 është Ronaldo, i cili do të fitojë plot 260 milionë euro, ku 200 milionë vijnë nga kontrata me Al Nassr dhe 60 milionë euro fitime tjera jashtë fushës nga sponsorizimet. Në vendin e dytë renditet Messi me 135 milionë euro fitime, i cili fiton 65 milionë euro nga kontrata me Inter Miami dhe 70 milionë jashtë fushës,  ndërsa podiumin e plotëson Neymar me 112 milionë.

sfidanti.al