Ancelotti e do rikthimin e Benzema

Carlo Ancelottit vazhdon t’i mungojë Karim Benzema dhe drama e largimit të tij duket se nuk ka përfunduar. Sulmuesi francez, i cili fillimisht ishte pjesë e planeve sulmuese të strategut italian për këtë sezon, i befasoi të gjithë duke pranuar një ofertë nga Al-Ittihad, i nxitur nga një ofertë e majme financiare prej 100 milionë eurosh për secilin nga tri sezonet që luan në Arabinë Saudite. Megjithatë, nuk ka kaluar as gjysmë viti nga kalimi i tij dhe Benzema nuk ndihet mirë në futbollin arab. Pakënaqësia është e dukshme dhe lojtari është i vendosur të gjejë një rrugëdalje, megjithëse nuk do të jetë një rrugë e lehtë. Përpjekja e tij e parë ishte t’i afrohej Real Madridit, ku la një trashëgimi të rëndësishme, por klubi e informoi se kishte mbyllur listën e tyre dhe nuk ishte i interesuar ta rikthente. Megjithatë, Ancelotti, i cili ka treguar vlerësimin e tij për sulmuesin e talentuar, do t’i kishte kërkuar Florentino Perezit të konsideronte rikthimin e tij nëse Benzema do të arrinte ta bindë ekipin e tij aktual për një huazim deri në fund të sezonit, siç raportohet nga gazeta ‘Sport’.

sfidanti.al