Dejvi Bregu nënshkruan në Poloni

Tashmë është zyrtare! Dejvi Bregu është lojtari i Visla Krakov. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi polak. Fantazisti vlonjat ka qenë pjesë e disa skuadrave në Shqipëri: Luftëtari, Skënderbeu dhe KF Teuta. Ai ka fituar kampionatin shqiptar me  Teutën dhe Kupën e Shqipërisë me Flamurtarin. Në korrik 2021, ai u transferua në Turqi, duke iu bashkuar Bolusporit, ku luajti 36 ndeshje dhe shënoi 16 gola. Pas një viti, ai u bë lojtar i një klubi tjetër, Umraniyespor.

sfidanti.al