Një biznesmene nga Arabia Saudite thuhet se bleu fanellën me firmë të Cristiano Ronaldos të Al-Nassr për $125,000 gjatë një ankandi të mërkurën. Ankandi u zhvillua në prag të Diriyah ePrix, i cili është planifikuar për 26 dhe 27 janar (përmes Arab News). Nuk është për t’u habitur që fanella e ish-sulmuesit të Manchester United dhe Real Madrid vlerësohet shumë pas arritjeve të tija në këtë sport. Ronaldo gëzoi një karrierë të shkëlqyer në Europë përpara se të vendoste të bashkohej me Al-Nassr në janar 2023. Ai ishte i pari nga shumë emra të mëdhenj që u transferua në Arabinë Saudite pas një ndërprerjeje të kontratës reciproke me United. Karim Benzema, Neymar, N’Golo Kante, Fabinho, Ruben Neves dhe shumë yje të tjerë europianë përfunduan transferimet e tyre në Lindjen e Mesme verën e kaluar. Sulmuesi 38-vjeçar është pesë herë fitues i Topit të Artë dhe gjithashtu ka fituar trofeun e Champions League në pesë raste. Ai fitoi titullin e Premier League tri herë, dhe Seria A dhe La Liga dy herë secila. Ronaldo ka shënuar 739 gola në karrierën e tij, me 450 prej të cilëve vijnë me ngjyrat e Real Madridit. Që nga transferimi tek Al-Nassr në Pro Saudi League, ai ka shënuar 38 gola në 44 ndeshje. Ish-lojtari i Juventusit ka vazhduar formën e tij të mirë në sezonin e ri, pasi ka shënuar 24 gola dhe ka dhënë 11 asiste në 25 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Ai aktualisht po vuan një dëmtim muskulor që mund ta mbajë jashtë miqësores së Al-Nassr kundër Inter Miami të Lionel Messit më 1 shkurt.
sfidanti.al