Alehandro Garnaço, talenti i madh argjentinas i Man. Junajtidit, që ka lindur në … Madrid!

Nuk ka veshur fanelën e Realit, ndërsa për momentin vlera e kartonit të tij është krejt modeste, vetëm 5 milionë euro. Diçka krejtësisht e papërfillshme për një lojtar që cilësohet si yll i madh jo vetëm i së ardhmes, por që është i tillë qysh tani, ndërsa ka vënë në lëvizje gjigandët e kontinentit. Alehandro Garnaço  shndriti edhe një herë verbueshëm në fitoren e Mançester Junajtidit në fushën e Fulhamit (2-1), sukses që u arrit falë golit të tij në minutën e 93-të. Më herët kishin shënuar Eriksen për miqtë dhe Daniel Xhejms për vendasit.

Gazetari Fabricio Romano shkruan se drejtuesit e klubit anglez kanë nisur menjëherë bisedimet për të zgjatur kontratën e tij sa pa u bërë shumë vonë, pasi është e sigurt se interesimi për të do të rritet. Në moshën 18-vjeçare, Garnaço jepet talenti i madh i radhës i Argjentinës, padyshim edhe i “djajve të kuq”. Edhe pse me prindër argjentinas, ai lindi në Madrid në 2004, provoi akademitë e Getafes dhe Atletikos së Madridit, ndërsa prej dy vjetësh është në “Old Traford”.

Sfidanti.al