Po afron ndeshja miqesore me Italine, e cila vjen pas maskaradave ne ndeshjet me Arabinë Saudite dhe me Katarin. Ato meritonin artikull me vete ne fakt, thellim dhe denoncim publik sic edhe eshte bere, por jo mjaftueshem. Ndeshja me Italine ne vetvete, pervec anes teknike te saj e cila si gjithmone me keta matrapaze qe drejtojne futbollin del ne plan te dyte, nxjerr ne pah fenomemin e “Bileta Ime”. Kane 20 vjet qe na marrin peng në ndeshjet e medha dhe deshira gati perverse e njerezve qe s’kane asnje lidhje me sportin, as e ushtrojne dhe as e praktikojne, as e ndjekin ( ate vendas) dhe as e mbeshtesin, por kur vjen puna per t’u shfaqur ne tribunen e kokëgdheve e dallkaukeve, behen bedele ne kuptimin e vertete te fjales. Per ata qe nuk e dine kuptimin e fjales :
Bedel / 1. term në histori; ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese; pagesa në vend të këtyre shërbimeve: shkoi bedel; pagoi bedelin.
Pra ata aty zene vendet e te gjithe atyre njerezve qe ushtrojne sportin, e ndjekin kampionatin vendas, e mbeshtesin me aq sa kane mundesi levizjen dhe jetojne me kete levizje. Por keta drejtuesit e sotem te FSHF( sot e 20 vjet dmth) kategorine e mesiperme e kane perjashtuar nga stadiumi dhe ndeshjet e medha. E duan po, por e duan qe te mbushi stadiumin ne ndeshjen me Armenine dhe me ndeshje te ngjashme.
Pra me pak fjale, siç trukuan projektet “Uniforma ime” apo “Topi im”, tani ka radhën “Bileta ime”.. Ç’më duhet mua se stadiumet jane bosh cdo jave, se trukohen edhe ndeshjet e ekipeve kombetare, se futet dore ne fondet e futbollit ne menyre konstante dhe kriminale. Ç’me duhet mua se klubet jane te falimentuara, se futbolli po mpaket cdo dite e me shume. Une ne fund te fundit “Bileten Time” dua, per kete ndeshje, pastaj nja nje vit s’kane per të ma pare bojen…
Ahh se harrova, në shkembim te ketij favori, më duhet te them që nuk jane gjerat edhe aq keq sa duken, madje futbolli eshte më mire se gjerat e tjera ne kete vend. Sa për “Bileta ime” une te heq skalpin e portofolit, bëhem bishe, te mar erzin…madje, madje me erret edhe shikimi edhe vlerësimi. Shihemi ne ndeshje me Armenine …
Redi Jupi