E ardhmja e Belinghamit vendoset pas Kupës së Botës

Do të shkojë tek Siti, Liverpuli apo Reali i Madridit, apo ndoshta tek Çelsi ose Junajtidi, kjo do të shihet më vonë. Për momentin, ka një afat në karrierën e Xhud Belinghamit. Borusia e Dortmundit thekson se nuk do të vonojë më shumë sesa dhjetori apo janari për të përcaktuar të ardhmen e yllit 19-vjeçar anglez. Shefi ekzekutiv, Vacke, thotë se palët do të ulen të bisedojnë pas përfundimit të Kupës së Botës, dhe kjo për të mos e shpërqëndruar futbollistin në detyrën e tij me kombëtaren. Kjo do të thotë se me shumë gjasë Belinghami do të largohet në verë nga “Signal Iduna Park”, ndonëse kjo nuk mund të thuhet plotësisht me siguri.

Sfidanti.al