Një titull me “Erën e Lindjes”, Krymi dhe Ahmedi shpallen kampionë në Bjellorusi!

Një titull është gjithmonë diçka e madhe. Kështu edhe kur e fiton në Premier Ligën e Bjellorusisë dhe këtë kanë bërë dy futbollistë shqiptarë. Shkodrani Ardit Krymi dhe shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Valon Ahmedi, triumfuan me skuadrën e tyre Shahtjor të Soligorskut, duke i dhënë fund dominimit të BATE-s së Borisovit. Ata ishin në fushë në ndeshjen e fundit, fituar në shtëpi 4-1 ndaj Belshinës, madje Ahmedi shënoi edhe golin e katërt për kampionët e rinj. Shahtjori e përfundoi kampionatin me 65 pikë ndaj 60 të Energetikut, duke siguruar pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al