Ardit Krymi është zyrtarisht futbollisti më i ri i Tiranës. Mesfushori 29-vjeçar u është bashkuar bardhebluve për sezonin e ri, duke mbyllur aventurën e tij me Vllazninë dhe duke nisur një etapë të re në karrierë. Klubi kryeqytetas ka bërë të ditur afrimin e lojtarit përmes një njoftimi zyrtar, duke e mirëpritur atë në skuadër.

