Ardit Krymi mbetet një nga futbollistët më të dashur për tifozët e Vllaznisë, sepse sa herë që ai është në fushën e lojës shkëlqen duke dhënë më të mirën e mundshme. Por këtë herë ai ka “shkëlqyer” edhe jashtë fushe. Themi kështu, sepse numri 6 i kuqebluve ka ditur të zgjedhë për partneren e tij të jetës. Bëhet fjalë për gazetaren dhe prezantuesen e njohur të emisionit “Ora Sport” në “Ora News”, Vjosana Nozllaku. Në media kishte disa kohë që përflitej për këtë lidhje, por çifti asnjëherë nuk e kishte bërë publike këtë gjë. Por kjo ka zgjatur deri sot. Ka qenë vetë Krymi që ka postuar një foto me të dashurën e tij, një foto kjo që duket se është bërë në një dasëm të një të afërmi të tij në Shkodër. Dhe duket se ky ka qenë momenti i duhur për t’ua prezantuar të dashurën jo vetëm familjes, por edhe miqve të tij. Një lidhje kjo që vjen nga sporti dhe sigurisht që është diçka shumë interesante, sepse janë një çift që shkëlqejnë si në fushën e lojës, ashtu edhe në ekranet televizive.
sfidanti.al