Marvin Çuni drejt Rusisë,

Në Itali merkatoja verore përfundoi të premten e kaluar, por në disa vende është ende e mundur blerja e lojtarëve. Ky është rasti i Rusisë, ku tregu i futbollistëve do të jetë ende i hapur deri më 12 shtator. Sipas asaj që raporton Sky Italia, Rubin Kazan është gati “të peshkojë” në Itali: klubi rus ka vënë në shënjestër sulmuesin shqiptar Marvin Çuni, që aktivizohet me skuadrën e Frosinones. Negociatat janë në një gjendje të avancuar: sulmuesi shqiptar i lindur në vitin 2001, i ardhur në Itali vitin e kaluar, tashmë ka dalë tre herë në fushë në këtë kampionat, duke shënuar në ndeshjen ndaj Spezias. Tek Rubin Kazan, Çuni do të bashkohej me sulmuesin tjetër kuqezi Mirlind Daku.

sfidanti.al