Abissnet Superiore: Teuta dhe Elbasani prezantojnë blerjet e reja

Teuta njofton se mbrojtësi anglez Dynel Simeu është zyrtarisht një lojtar i skuadrës durrsake që nga dita e sotme. “Klubi i Futbollit Teuta njofton se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin anglez, Dynel Simeu! Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje me lojtarin 22 vjeçar, i cili vjen te Teuta pas eksperiencës pozitive me ekipin e Chelsea U18 , ndërsa sezonin e fundit ka luajtur me Southampton U21. Simeu gjithashtu ka qenë kontingjent i ekipit kombëtar të Anglisë U18”, shkruhet në njoftimin e klubit. Në ditën e fundit të merkatos edhe AF Elbasani arrin që të përforcojë organikën me një sulmues. Klubi verdheblu zyrtarizon blerjen e sulmuesit Blaise Tsangue.

sfidanti.al