Alegri e quan ndeshje për Champions, Inzagi pret një përgjigje!

Dy skuadrat do të ndeshen në fushë, ndërsa dy trajnerët u ndeshën që përpara fillimit të sfidës. Kur luhet Juventus-Inter, është edhe duel i tenikëve, Masimiliano Alegri dhe Simone Inzagi. i pari vazhdon refrenin “Champions”. “Ne nuk luajmë që Interi të humbasë titullin, – tha ai, – ne luftojmë për pikët tona. Objektivi mbetet të luajmë në Champions sezonin e ardhshëm. Në një derbi të Italisë, është e vështirë të thuash se kush është favorit. Unë them vetëm që Interi, bashkë me Milanin dhe Napolin, janë pretendentët për titull. Ne duhet të realizojmë një festë, të luajmë një ndeshje të madhe ndaj kampionëve të Italisë”.

“Mendoj se është një ndeshje shumë, shumë e rëndësishme, – thotë trajneri Inzagi, – por, po ashtu them se nuk mund të gjenim një ndeshje më të mirë në këtë moment për të dhënë një sinjal të fortë për të gjithë, por sidomos për veten tonë. Na vjen mirë që Brozoviç është kthyer, dhe besoj se mund të luajë. Ambienti është shumë i mirë. Lojtarët e dinë se duhet të bëjnë më shumë, pas humbëm shumë pikë në ndeshjet e fundit”. “Sonte Juve-Inter, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, – të shohim se kush beson! Vlahoviçi kundër Xhekos në kërkim të golit vendimtar!” “Shansi i fundit, – ëshë titulli i “Il Korriere delo Sportit”, – Derbi i Italisë i paapelueshëm: Juventusi për parakalimin, Interi për titullin!”

Sfidanti.al