Emrin e ka Bela, dhe është e martuar me një futbollist profesionist të niveleve vërtet të larta. Gruaja 34-vjeçare ka vënë unazë me Tiago Silvën, qendërmbrojtësin e Brazilit dhe të Çelsit, ndërsa nuk humbet asnjë rast për t’i dalë në krah të shoqit kur e kritikojnë. Kjo ndodhi edhe pas ndeshjes që Blutë e Londrës humbën 1-4 në fushën e tyre në Premier Ligë ndaj Brentfordit. Analistët televizivë dhe shtypi i shkruar e kritikuan veteranin 37-vjeçar se nuk bëri sa duhet për të ndihmuar mbrojtjen, duke u cilësuar edhe në një farë mënyre fajtor për këtë humbje të rëndë. Izabela Da Silva (emri i saj i plotë), botoi një video në rrjetet sociale, duke deklaroi se “kritikët duhet ta respektojnë burrin tim, pasi ai është thjesht një njeri dhe jo një makinë, pra gabimet mund të ndodhin”.
Sfidanti.al