Nuk ishte faji i kampionëve, ishte një moment i veçantë që krijoi ndonjë polemikë, por më shumë humor dhe reagime në Gjermani. Bajerni fitoi 4-1 në Frajburg dhe hodhi një hap të madh drejt titullit të radhës në Bundesligë, veçse arbitrat bënë një gabim në çastet e fundit. Në minutën e 86-të, Korenten Toliso dhe Kingsli Koman do të dilnin nga fushaq për t’i lënë vendin Marcel Zabicerit dhe Niklas Zyles,por vetëm Tolisoja doli nga loja. Kjo bëri që skuadra e trajnerit Julian Nagelsman të mbetej me 12 lojtarë në fushë. Gjithsesi, kjo vetëm për 17 minuta pasi më pas futbollistët i folën arbitrit Kristian Dingert. U mendua se gjithçka do të kalonte me një të qeshur, por jo! Ndeshja u ndërpre për 8 minuta dhe pati debate të ashpra mes bavarezëve dhe arbitrit. Dingerti tha se faji ishte i Bajernit.
Sfidanti.al