Kur fiton në fushën e Atalantës tregon se forcën e ke të madhe, qoftë potencialin sportiv, qoftë edhe atë psikologjik. Napoli e bëri këtë duke triumfuar në Bergamo 3-1 dhe duke hedhur një hap të madh në luftën për titull. Vërtet u mund në shtëpi nga Milani, dhe vërtet që Milani i Piolit fitoi thellë në stadiumin e Atalantës, por krahasimet shpesh çalojnë dhe një moment nuk i ngjan tjetrit. Me trajnerin Luçiano Spaleti po tregohet personalitet i madh, përballohet presioni dhe po shtohen shanset për titull, që do të ishte i pari pas epokës së Diego Armando Maradonës kur Napoli fitoi Serinë A në 1987 e 1990. Kanë kaluar 32 vjet që atëherë, dhe kurrë ndonjëherë tjetër napolitanët nuk kanë mundur të marrin titullin në Itali. Lorenco Insinje shënoi me penallti në 14’, duke lënë pas shijen e hidhur të eliminimit me Italinë nga Botërori. Politano shënoi për 2-0 në 37’, ndërsa u përballua rikthimi i bergamaskëve me golin e De Ronit në 58’. Elmas mbylli llogaritë në 81’. Napoli ka 66 pikë, po aq sa Milani që luan nesër si dhe ka golaverazh më të mirë: 56-23 ndaj 56-29!
Sfidanti.al