Alarmi i Ançelotit: Nuk e kemi nisur mirë vitin siç bëmë vjet

Nuk ishte vetëm humbja sepse mund të qëllojë. Problemi kryesor i Realit në fushën e Vijarrealit ishte që u mund me meritë pasi bëri më pak sesa “nëndetësja e verdhë”. Pas disfatës 1-2 që i jep rast Barcelonës të shkëputet sërish, trajneri Karlo Ançeloti u detyrua të pranonte momentin “jo”. “E kemi nisur keq vitin, jo siç bëmë vjet, – tha ai, – ndeshja ishte e vështirë, por e bëmë vetë më të vështirë. Nuk mbrojtëm mirë, nuk larguam topin kur duhej larguar. Ndodhi disa herë që nuk e lexuam mirë ndeshjen”. Interesant mendimi i italianit për penalltitë: “Sipas rregullores, kur topi preket me dorë në zonë është 11-metërsh, por po të kishte qenë për mua, nuk do të kisha dhënë asnjërën”.

Sfidanti.al